Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Astiri” kap 1.5 kg kokainë që në pik të mëngjesit, 2 prapa hekurave, 1 në kërkim (EMRAT)

Envis Gorellari, 37 vjeç, dhe Fatjon Çiçi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre i identifikuar si B.K.

“Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë” njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Në kuadër të operacionit mbarëkombëtar antidrogë “Tempulli 2”, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Astir”.

Sekuestrohen rreth 1 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Shërbimet e Policisë, kanë lokalizuar në Bulevardin e Kasharit, shtetasit E. G., dhe F. Ç. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit E. G., shërbimet e Policisë, i gjetën rreth 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit B. K., i dyshuar si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve.

Lënda narkotike së bashku me dy aparate celulare dhe një automjet, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.