Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentat? Çfarë ndodhi me helikopterin e Presidentit iranian?

 
   

Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës Ilir Kulla, ka thënë se nuk ka mundësi që të jetë vendosur ndonjë bombë për rrëzimin e helikopterit ku ishte presidenti iranian, Ebrahim Raisi.

Ai tha se këta helikopterë janë të vjetër dhe Irani ka pasur vazhdimisht probleme me ta.

“Pse them unë që nuk ka bombë? Nuk ka bombë sepse bombat kur vjen në raste të tilla janë me kohë, time- limit… Nuk është e mundshme ndonjë sabotim… Irani ka pasur vazhdimisht probleme për shkak të sanksioneve me avionët e vjetër që ka. Ka pasur në vazhdimësi fatkeqësi…”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai tha se është i bindur se ajo se çfarë  ka ndodhur me helikopterin është prishja e rotorit.

“Çfarë i ka ndodhur helikopterit që unë jam i bindur absolutisht është prishja e rotorit. Prishja e rotorit është motori ai që e rrotullon aty lartë… fakti që janë djegur trupat është për faktin që ai ka qenë i mbushur me karburant, duke qenë se sa ishte nisur nga vetngjarja dhe unë mendoj që në grupin e teknikeve që do të bëjnë hetim ajrore do të jetë Irani, Rusia, Turqia, por besoj që do të jetë edhe Italia…”, ka thënë ai.