Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentat në Vlorë, ky është 30-vjeçari që mbeti i vrarë në veturë

Kristian Marku i cili u qëllua sot për vdekje në Shqipëri rezulton me precedent penal.

Ai akuzohej për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.


Reklamë

Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, rreth orës 19:00, ndodhur në Rrëshen të Mirdits, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale S. R..

30-vjeçari u qëllua me breshëri automatiku rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë, ndërsa po udhëtonte në autostradën Fier-Vlorë me automjetin tip “Volkswagen”, shkruan TCh.