Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me armë teksa lëvizte me biçikletë (EMRI-FOTO)

Një shqiptar në Itali ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias, në Itali.

Ilir Kadiu, 40-vjeç, është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa po lëvizte me biçikletë, duke e plagosur.

Ai është transportuar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Autoritetet në Itali po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.