Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentati me armë zjarri në Lezhë/ Publikohet foto, ja kush është 42-vjeçari, babai i tre fëmijëve që u ekzekutua sot

Ky është 42-vjeçari Nikolin Marku Lekstakaj që u ekzekutua pasditen e sotme në Balldre, Lezhë.

Lekstakaj, babai i tre fëmijëve kishte jetuar për disa vite në Angli dhe ishte kthyer prej kohësh në vendlindje.

Ai u qëllua ditën e sotme rreth 300 metra larg nga banesa e tij, teksa kishte blerë një pije freskuese dhe po dilte nga marketi.

Motivi i vrasjes dyshohet hakmarrja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj, një konflikt i nisur prej vitit 1997 dhe që ka sjellë shumë viktima në të dy fiset.

Biznesmeni Nikulaj ishte i parafundit që u vra më 19 korrik në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin nga vrasës me pagesë, të gjithë të arrestuar, teksa dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhiaj (Lekstakaj). Sot u vra një tjetër pjesëtar i fisit Lekstakaj, duke dëshmuar se saga e hakmarrjes vijon për mbi dy dekada.