Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ “Kërkoi azil në disa shtete”, gazetarja e njohur zbulon detajet: Qitësit kanë qenë njohës shumë të mirë të zonës, këtë krim mund ta kenë bërë…

Gazetarja Aida Topalli thotë se Gentian Bejtja mund të jetë ekzekutuar pasi ishte një personazh i pyetur dhe hetuar në lidhje me ngjarje kriminale, çka mund ta bënte atë që të kishte informacione dhe dyshohet se mund të ndihmonte drejtësinë.

Në një intervistë për një emision televiziv, Topalli u shpreh se Bejtja kishte kërkuar azil në disa shtete, si dhe në Suedi.

Sipas Topallit, Bejtja qëndronte më së shumti në banesën e të atit aty pranë.

“Unë mendoj se nuk ka një arsye konkrete, më shumë sesa për faktin se ky personazh po ruhej shumë për shkak edhe asaj që ndodhi në korrik. Gentian Bejtja është pesonazh i njohur i botës së krimit, i thirrur, i pyetur, i hetuar për disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në aksin rrugor Nikël-Fushë Krujë, por edhe më gjerë. Emri i Gentian Bejtjas do të bëhej publik në vitin 2013, kohë në të cilin u vra kryekomisar Dritan Lamaj, ky ku i fundit u arrestua së bashku me Enver Stafukën si persona të dyshuar që kishin vjedhur një automjet në qytetin e Shkodrës, automjet i cili ishte përdorur më nga ekzekutorët e kryekomisarit në kohën kur u vra. Në atë kohë, të dy u arrestuan, por u liruan shumë shpejt.

Pas këtij viti, edhe me zhdukjen e Enver Stafukës, në 2016 iu bë një atentat me tritol. Për Gentian Bejtjan ishte atentati i katërt që i mori jetën. Emri i Gentian Bejtjas është i lidhur me një atentat ndaj Emiljano Shullazit, por edhe të Gilmano Danit, disa vite më parë. Përderisa flitet si i përfshirë në ngjarje kaq të bujshme kriminale, nuk mund të jetë njeri pa informacione. Kjo ka bërë që policia të ngrejë pistë hetimore që lidhet me një ekzekutim të mundshëm mes personave që ai njihte dhe që mund të ketë bashkëpunuar më herët.

Gentian Bejtja, ai kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga jashtë shtetit. Kishte tentuar disa herë të kishte kërkuar azil edhe në Suedi, një mosmiratim i azilit ka bërë që ai të kthehej në Shqipëri. Përtej faktit se në momentin se në korrik ka ndodhur ngjarja, ky i fundit nuk ka pranuar të paraqitet në polici. Pra, që e zbeh pistën se ai ka dashur të bëhet bashkëpunëtor i drejtesisë. Qëndronte më së shumti në banesën e babain e tij. Autorët e kanë ruajtur për një kohë të gjatë Gentian Bejtjan. Qitësit kanë qenë njohës shumë të mirë të zonës.

Duke pyetur burimet tona policore, më shumë kishim të bënim me rastësi, pasi Elion Hato është personazh i kërkuar nga drejtësia. Kur policia ka ushtruar kontroill, ka pasur informacoine se në zonën e Saukut ka pasur një automjet të blinduar të Elion Hatos. Ishte e Elion Hatos, por që përdorej nga Emiliano Nina, një tjetër njeri i afërt i Ervis Marinajt. Policia ka shumë pista hetimore. Atë që ata e konsiderojnë kryesore është pista e hakmarrjes apo larjes së hesapeve. Nuk përjashtohej as Elion Hato dhe as personazhe të tjerë. Janë shoqëruar 28 persona”, theksoi ajo.