Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet për herë të dytë Valter Bami

Për zbardhjen e atentatit ndaj Gentian Bejtjas është shoqëruar për herë të dytë në Komisariat shtetasi Valter Bami.

Menjëherë pas atentatit të ndodhur mesnatën e 4 Korrikut, Bami, vëllai i tij Durim Bami dhe Mariglen Haka u shoqëruan në polici dhe u morën në pyetje për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.

Por të lartpërmendurit, emra të njohur për policinë, u lanë të lirë pasi deklaruan se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Por Valter Dumi duket se është piketuar nga policia si i dyshuar kryesor pasi e ka shoqëruar për herë të dytë dhe i ka kontrolluar shtëpinë. Gjithashtu bëhet e ditur se janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, që mësohet kanë lidhje shoqërore me Bamin.

Kujtojmë se Gentian Bejtja, Durim Bami, Valter Bami dhe Mariglen Haka dikur kanë qenë miq, por shoqëria e tyre u prish pas zhdukjes së Enver Stafukës.