Në një intervistë për Ora News, Sadri Ramabaja, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare tha se Trump me karizmën e tij do ta përdorë sulmin për qëllime politike.
Ai shtoi se natyra e këtyre zgjedhjeve edhe fjalori i përdorur e kanë thelluar shumë hendekun mes palëve politike në amerikane, ndoshta në çarjen më të thellë në SHBA.
Ramabaja: Trump me karizmën e tij do ta përdorë këtë gjë për qëllime politike, sikurse di ai dhe ai mund të thuhet se e ka të garantuar fitoren në presidenciale. Do të cilësohet në këtë pikë si një hero dhe si një martir, prandaj nëse nuk do të ketë tërheqje të Bidenit, fitoren Trump e ka në xhep.
Është normale që kanë reagur udhëheqësit perëndimor ndaj sulmit të Trumpit. Natyra e këtyre zgjedhjeve edhe fjalori i përdorur e kanë thelluar shumë hendekun mes palëve politike në amerikanë, ndoshta në çarjen më të thellë në SHBA.