209 gjoba në vlerë rreth 48 mijë euro u ka shqiptuar Administrata Tatimore e Kosovës lokaleve të natës dhe atyre të gastronomisë, gjatë inspektimeve javën e kaluar.
ATK gjatë inspektimit në lokalet e natës dhe restorante ka gjetur 63 punëtorë të padeklaruar ndërsa ka konfiskuar 4 printerë jofiskal.
Njoftimi:
“Këto kontrolle janë iniciuar me qëllim të monitorimit dhe verifikimit të zbatimit të ligjeve dhe rregullave tatimore, kur kemi parasysh se tek këta sektorë në sezonin e verës kemi shumëfishim të aktivitetit”- ka njoftuar ATK-ja.