Familja dhe policia i japin sot lamtumirën e fundit efektivit që u vra në Fier, autori ende i lirë!
15/05/2024
Novruz Cenaila, polici i cili u vra me një plumb në kokë teksa po shkonte të merrte shërbimin, do të përcillet sot për në banesën e fundit. 28-vjeçari Cenaila kishte vetëm një muaj që ishte martuar, por u vra pas një debati me 23-vjeçarin Azgan Mërnica për radhën e kalimit në rrugën e ngushtë të fshatit Baltëz në Fier.
Në orën 10:00, në Kinoteatrin e qytetit të Fierit…