Shqiprim Arifi njofton se nesër do të vendoset flamuri shqiptar në objektin e Komunës së Preshevës
27/11/2023
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se të hënën në godinën e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar.
Përmes një njoftimi për media ai ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit.
”Nesër në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar.