Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Autoambulanca në Bulqizë prej 3 vitesh jashtë funksionit! Shoferi paguhet, por shërbimi nuk jepet

Kjo autoambulancë është në shërbim të 5400 banorëve, të shpërndarë në fshatra me terren shumë të vështirë

Prej 3 vitesh autoambulanca e Njësisë Administrative Gjoricë, Bulqizë është jashtë funksionit.

Kjo autoambulancë është në shërbim të 5400 banorëve, të shpërndarë në fshatra me terren shumë të vështirë, që tashmë nuk e marrin më këtë shërbim. Por edhe pse autoambulanca nuk punon, shoferi vazhdon e paguhet.

Fiksi tregoi me pamje e figurë sesi autoambulanca ishte e parkuar në shtëpine e shoferit dhe ai tregon që prej më shumë se një viti ajo nuk ka as dokumentacion. Shërbimi, sipas shoferit, ofrohet nga ai me makinë personale ose nga autoambulancat e qendrave të tjera.

Në NJVKSH Bulqizë drejtori shprehet se nuk është në dijeni të kësaj problematike, dhe se përgjegjësia nuk është e tija, por e drejtorit të qendrës që e mban në punë shoferin, pasi kontratën e punës është pikërisht drejtori i qëndrës që e shkëput e dhe jo NJVKSH-ja.

Por drejtori i qëndrës i vë në dispozicion Fiksit dy shkresa, ku ai i drejtohet NJVKSH Bulqizë me anë të një shkrese në vitin 2022 dhe një të vitit 2023 pikërisht për problemin në fjalë. Por që në NJVKSH Bulqizë këto shkresa nuk kanë mbërritur kurrë.

Shoferi vazhdon paguhet dhe autoambulanca nuk punon, rrjedhimisht 5400 banorë nuk marrin shërbim.