![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/avdiu-per-protesten-kunder-dokufestit-hoxha-le-te-thirre-kunder-dhunes-vrasjes-e-diskriminimit_64d4fa500d631.png?resize=850%2C489&ssl=1)
Nesër në Prizren, pas namazit të xhumasë, është ftuar një protestë kundër DokuFestit. Thirrjes për protestë i ka bërë jehonë Besim Berisha, kryetar i BIK-ut në Prizren.
Në lidhje me këtë protestë, ka reaguar edhe analistja dhe aktivistja Zana Avdiu.
Ajo ka shkruar se të gjithë energjinë shoqëria e fokuson në shtypjen e tjetrit.
“Një hoxhë nga Prizreni paska thirrë protestë kundër DokuFestit.
Me kanë me thirrë kundër dhunës, vrasjeve, kundër shtypjes e diskriminimit, ma mirë ish kanë.” – shkroi ajo.