Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avdullahu: VV-ja e përjashtoi Mujecin se ndoshta dinë diçka më shumë

 
   

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Avdullahu, ka komentuar arrestimin në Shqipëri të ish-asamblistit të VV-së, Besnik Mujecit, si i dyshuar për trafikim me drogë.

Avdullahu tha se VV-ja e kanë përjashtuar nga partia Mujecin, pasi sipas  tij, ndoshta ata dinë më shumë diçka sesa opinioni dhe e kanë bërë qëllimshëm që të mos bëhet më e madhe.

“Prandaj, këtu kërkohet që organet kompetente të veprojnë shpejt, dhe ne kërkojmë që ata të mos pengohen që politika, sic jemi mësuar tash e 2-3 vite të dëgjojmë nga kjo mendësi qeverisëse është se janë të bindur, se kjo politikë është aq e moralshme sa duhet të jetë edhe përmbi ligjin, dhe ka ndodhur kështu”, tha Avdullahu në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se njëjtë ka ndodhur edhe kur ministrja e MINT-it, Rozeta Hajadari, e ka shtypur me makinë një fëmijë, dhe më pas kryeministri Albin Kurti, sipas tij, ka dalë dhe ka bërë interpretime.

“Kjo është marrëzi në vete, por kjo të jep me kuptu se kjo qeveri mendon se ligjet janë dytësore. Kjo qeveri ka edhe një problem tjetër, ka ide korruptive. Idetë korruptive është që t’i drejtohesh qytetarëve gjatë fushtës dhe t’i thuash se do të bashkohemi me Shqipërinë, e më pas të bësh atë politikë që të ndan më shumë se kurrë me Tiranën zyrtare”.

“Ky është korrupsion ideologjik. Kjo është qeveri që del nga partia që flamurin kombëtar shqiptar e përdor si logo partiake. Ajo cka po bën Kurti në raport me shqiptarët e tjerë në Ballkan është se po ndërton bunkerë ideologjik, të cilët janë më të këqij se të Enver Hoxhës dhe po e pengojnë bashkëpunimin. Aty ku po shkon ky, s’po mbin bari i mirëfilltë në kuptimin e bashkëpunimit”.