Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avioni bën ulje emergjente në Romë, një zog u përplas në motorin e tij

Një aeroplan u detyrua të bënte ulje emergjente në Romë pasi një zog goditi motorin e tij dhe shkaktoi zjarr pak pas ngritjes.

Sipas linjës ajrore dhe rojes bregdetare italiane, fluturimi HU438 “takoi” zogun në fillim të udhëtimit të tij për në Shenzhen të Kinës, shkruan The Independent.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Pamjet e shpërndara në X treguan Boeing 787-7 Dreamliner duke fluturuar i rrethuar me tym dhe flakë që dilnin nga motori i tij i djathtë.

Fluturimi u ul i sigurt në Romë pasi bëri ‘hedhje karburanti’ mbi det për 54 minuta në mënyrë që të reduktonte peshën e avionit.

Gjurmimi i FlightAware tregon Boeing Dreamliner duke u rrotulluar mbi Detin Tirren përpara se të bënte uljen emergjente.

Nuk u raportua asnjë lëndim nga asnjë prej 249 pasagjerëve dhe 16 anëtarëve të ekuipazhit në bord.