Lidhur me fenomenin e vrasjeve në Kosovë ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.
Islami fajin për rritjen e rasteve të vrasjeve e ka lënë tek faktori ekonomik e social.
Ai thotë se faji nuk qëndron vetëm tek institucionet.
“Rritja e kriminalitetit është si pasojë e faktorëve ekonomik e social. Nuk është vetëm problem i institucioneve por që nga familja, shkolla duhet të punojnë që të ulët papunësia”, tha ai.
Sipas Islamit, rastet e kriminalitetit është në rritje.
Ai tregon se në cilat periudha janë më të shpeshta.
“Kjo dukuri në rritje të kriminalitetit në përgjithësi, përveç vjedhjeve e plaçkitjeve në forma të ndryshme të vrasjeve është në rritje dhe duhet të theksohet që janë dy periudha kur rritën këto raste si në muajt e verës dhe në fund vit të festave”, shtoi Islami.
Islami ka kërkuar nga institucionet përkatëse të marrin plane operative për parandalimin e vrasjeve.
“Institucionet duhet të marrin vendim që në muajt e verës dhe fund-vitit të ndërmarrin plane operative që policia të jetë më efikase që të zvogëlohet numri i kriminaliteteve”, ka deklaruar Islami.