Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, avokatët e Sali Berishës kanë vendosur të braktisin seancën ditën e sotme, e cila sipas gazetares Klodiana Lala po vijon, me një avokat të caktuar nga shteti.
Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj tha: U paraqitëm sot në seancë, kemi paraqit dje një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë për proces verbalin audio dhe gjyqësor.
Kërkuam që Gjykata të vendosë të na japë kopje të akteve, që pretendon se e ka vendosur dje, pa u njohur me aktet merr vendim për vazhdim seance.
Gjykata refuzoi kërkesën që çështja të dërgohej për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi na rrëzoi kërkesën, ne u larguam nga seanca. Gjykata po përdor instrumente dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Seanca e verifikimit dhe ekzekutimit, rishikon dhe një herë seancën e parë dhe verifikohen dhe një herë kushtet e mëparshme.