Avokati Tomë Gashi, tha se xhaxhai i Lulzim Fejzullahut, i cili u vra në mënyrë mizore nuk do të hakmerret.
Gashi tha se Rrahim Fejzullahu është keqpërdorur duke ia shfrytëzuar gjendjen e rëndë emocionale.
“Gjendjen e tij të rënduar e kanë shfrytëzuar persona të caktuar, thjesht e kanë aranzhuar një situatë me qëllim të mirë, por ndoshta ka pasur qëllime të tjera. Ai ka deklaruar në një televizion që nuk ka problem me askënd, në kuptimin e fëmijëve që të shkojnë në shkollë. Nuk do të këtë hakmarrje”, u shpreh avokati në RTVD.
Ai tha se përveç Rrahim Fejzullahut, xhaxhait të Lulzimit, është intervistuar nga Policia edhe hoxha Bekim Jashari dhe disa persona të tjerë.