Xhemajl Ademaj, avokati i të akuzuarit për vrasjen me eksploziv më 2018, Dodë Gjikolaj, ka thënë se ai ishte avokat i të akuzuarit që prej fillimit të procesit gjyqësor.
Ademaj në emisionin “Kosova Today” tha se në shqyrtimin gjyqësor janë analizuar të gjitha provat e rastit, duke i veçuar tri ekspertiza forenzike.
“Ekspertiza e e Drejtorisë Teknike dhe Kriminalistike të Policisë së Kosovës, asaj të Agjencionit të Kosovës për Forenzikë dhe së fundi ekzaminimi i Institutit Ndërkombëtar të Forenzikës nga Zvicra, ku asnjëra nuk kanë ofruar ndonjë provë relevante se Dodë Gjikolaj ka qenë në vendin e ngjarjes”, tha ai.
Gjikolaj dje është liruar nga akuzat për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”