Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i familjes mbretërore zbulon pasuritë që Princi i dhuroi Elias: Nuk meriton më të jetojë në oborr…

Ditën e djeshme, Princ Leka, ka bërë një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Ai ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.

Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin “Noë”, se ka një marrëveshje të përgjithshme që rregullon marrëdhënien pasurore, ku princi ka hequr dorë nga disa pasuri që rrjedhin nga trashëgimia familjare dhe ja ka dhuruar ish-bashkëshortes.

“Është një pasuri e konsiderueshme që i garanton një jetesë komode, është një akt vullneti mes dy palëve që tregon një lloj mirëkuptimi që ka shoqëruar gjithë procesin e ndarjes deri në këtë moment. Shkaku nuk lidhet me kushtet e marrëveshjes, gjithçka ka lindur nga një situatë banale me ish-vjehrrin”, tha ai.

Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit, ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.

Por pas ngjarjes së fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja, duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.

“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.