Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i Goxhajt: E arrestuan persona me maska, kontrolluan shtëpinë në sy të familjarëve – teatër absurd

 
   

Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së, është arrestuar sot nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, Bashkim Nikolla, avokati i Dritan Goxhajt, ka deklaruar se arrestimi ka ndodhur sot në orët e paradites derisa ish-pjesëtari i UÇK-së ishte në makinën e tij.

“Vet ai është arrestuar pasi ishte në makinën e tij personale, i është bërë atij kontroll, pas kësaj është bërë kontroll në banesën e tij. Aty kanë shkuar punonjës të policisë me maska, dhe i arrestuari ishte me pranga mbrapa shpine”.

Nikolla ka thënë se e gjithë bastisja e shtëpisë është bërë derisa familjarët e Goxhajt ishin aty.

“Ky teatër absurd është luajtur në sytë e fëmijëve të tij dhe familjes. Pas kësaj jam thirrur unë dhe kam shkuar ku kamë kërkuar shpjegime, të cilat konsultojnë në atë se cila është akuza, për çfarë keni ardhur me çfarë mandati. Mu tha se tek Drejtoria vendore e Policinë në Tiranë do të shkoja që të më konfirmonin dokumentacionin përkatës lidhur me këtë arrestim”, ka thënë Nikolla.

Ai ka theksuar se personi në fjalë akuzohet për: “‘frikësim dhe pengim’ që përkthehet me referim të kodit penal të Kosovës. Sipas ligjit të miratuar në vitin 2019”.