Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati i Tom Dodaj thotë se dënimi me 5 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë është i lartë

 
   

Tom Dodaj është dënuar me 5000 euro gjobë dhe 5 vjet burgim për shitje të armës me të cilën u vra Liridona Ademaj.

Agron Kuqi-avokat i Dodaj ka thënë se dënimi është i lartë dhe për këtë vendim do të ankimohen.

“Klienti im gjatë gjithë procedurave ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit. Përndryshe i njëjti akuzohet për shitje të armës. Për herë të parë i ka taku, nuk ka as lidhje familjare as shoqërore. A i e ka marrë vesh pasi e ka njoftuar policia… Dënimi konsiderojë që është i lartë, përkundër të pranimit të fajësisë dhe konsiderojë që Gjykata nuk i ka konsideruar drejt rrethanat lehtësuese të pranimit të fajësisë. Mbrojtja do të ankimohet për lartësinë e dënimit”, ka deklaruar ai.

Dodaj akuzohej për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse”.