Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, i cili më herët njoftoi se policët e rrëmbyer nga Serbia ndodhen në Kralevë ku po zhvillohet seanca ndaj tyre, ka thënë se ata duhet të lirohen meqë nuk ka asnjë bazë ligjore për ndalimin e tyre.
Përmes një postimi në Twitter, Stojkoviq ka thënë se nëse ata nuk lirohen, Serbia e shkel Marrëveshjen e Brukselit.
“Policët e Kosovës duhet të lirohen. Nuk ka asnjë bazë reale ligjore për ndalimin e tyre. Nëse nuk lirohen, kjo do të thotë se Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, por edhe se nuk ka ndërmend paqen me Kosovën”, ka shkruar Stojkoviq.
Avokati serb, i cili e përshkruan veten si pro perëndimor, ka thënë se sipas “Marrëveshjes së Brukselit, Serbia e trajton Policinë e Kosovës si forcë të armatosur legale. Prandaj, nëse pjesëtari i asaj policie gjendet me armë në territorin e Serbisë pa i shkelur ligjet tjera, ai nuk mund të arrestohet, sepse statusi i tij për Serbinë është po aq i ligjshëm sa statusi i policisë së Republikës së Serbisë”.
“Nëse Serbia bën të kundërtën, do të thotë se po shkel Marrëveshjen e Brukselit. Dhe Serbia po bën pikërisht të kundërtën”.
Kosovski policajci moraju biti pušteni. Ne postoji stvarni zakoniti osnov njihovog zadržavanja.
Ako ne budu pušteni to će značiti da Srbija krši Briselski sporazum ali i da nema nameru mira sa Kosovom.
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) June 16, 2023