Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati serb: Vuçiqin nuk e do askush, po ndryshon strategji

Serbia ka shprehur hapur së fundmi zhgënjimin e saj ndaj dy Republikave të dala nga ish-Jugosllavia, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi për njohjen që ato i kanë bërë pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ka qenë vetë ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviq, i cili i ka sulmuar hapur ato duke pohuar se me këtë veprim, kanë ndërhyrë në punët e brendshme të Serbisë.

Madje, ai ka shkuar me larg duke pohuar se RMV-ja dhe Mali i Zi nuk po e shikojnë kërcënimin që sipas tij po vjen nga faktori shqiptar në rajon dhe rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Deklarata këto ndaj të cilave ka reaguar direkt kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas të cilit, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut si anëtare të NATO-s, nuk do të lejojnë askënd t’i tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë.

Avokati i njohur serb, Cedomir Stojkoviq tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka humbur çdo aleat në Perëndim në dy vitet e fundit dhe askush nuk e mbështet politikën e tij.

“Ai është duke ndjekur një politikë që është krejtësisht e kundërt nga ajo që ndoqi para 5 vitesh, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën. Mori vlerësimin e perëndimit kur nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por më pas nuk ndoqi asnjë vlerë tjetër perëndimore”.

“Ai do t’i japë mesazh perëndimit që nëse nuk doni të jeni miqtë e mi, do rris tensionet ndaj Kosovës dhe kam për të zhbërë të gjitha marrëveshje me Kosovën. Kjo është loja e tij në përpjekje për të vendosur veten në skenën e Perëndimit si aktor i rëndësishëm”, u shpreh ai.