Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, nuk është bërë publike ende, kjo me kërkesë të ndërkombëtarëve.
Kryeministri Kurti tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se përfaqësuesit e “pesëshes së madhe” i kanë kërkuar garanci se nuk do ta publikojë draft-statutin për t’i shmangur “keqpërdorimet”.
Ai theksoi se mund ta paraqesë vetëm vlerësimin e tij politik, dhe se beson se dokumenti sqaron situatën në lidhje me njohjen e Kosovës.
E në lidhje me këtë çështje në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka folur Spartak Ngjela.
Ai tha që fakti që po mbahet sekret ka dy anë, diçka antishqiptare apo janë duke e bindur Beogradin ta njoh Kosovën.
Avokati më tej thekson që pavarësia e Kosovës është fakt i shkruar dhe se tjera gjëra nuk kanë vlerë historike.
“Fakti që mbahet sekret diçka antishqiptare ka brenda tij; ose janë duke bindur Beogradin për të njohur realitetin historik.
Megjithatë duhet parë kur të botohet normalisht.
Por na duhet të theksojmë se…
Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë filozofinë e tyre të rrënjosur te Pavarësia e Kosovës, pavarësi kjo e fituar në një Luftë Botërore, ku forca ushtarake e NATO-s me vendim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bombardoi Beogradin dhe çliroi shtetin e Kosovës.
Ky është gjykimi absolut i kësaj kohe. Të tjerat janë fjalë pa asnjë vlerë historike”, u shpreh avokati Spartak Ngjela për “Bota sot”.