Avokati i njohur shqiptar, Tomë Gashi, ka bërë një deklaratë të fortë dhe kontroverse në rrjetin social Facebook, ku ai thotë: “Heronjtë nuk ikin në Serbi! Heronjtë shkojnë ballëhapur në Shqipëri.” Ky postim duket se është një koment i drejtpërdrejtë për ngjarjen e arratisjes dhe më pas vrasjes së Faton Hajrizin nga policia serbe.
Faton Hajrizi, i cili u arratis nga burgu në Kosovë dhe u largua për në Serbi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, vetëm dy javë pas arratisjes. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme në rajon. Ndërsa shumë e kanë përshkruar Hajrizin si një hero, avokati Gashi duket se ka një mendim të ndryshëm, duke nënkuptuar me postimin e tij se heronjtë e vërtetë nuk do të iknin në Serbi.
Mesazhi i Gashit është interpretuar nga shumë ndjekës si një kritikë e ashpër ndaj veprimit të Hajrizit, duke sugjeruar se ai nuk e konsideron atë një hero për shkak të arratisjes në Serbi. Ky postim ka ngjallur diskutime të shumta, duke përfshirë mbështetësit dhe kundërshtarët e kësaj pikëpamjeje.
Postimi i plotë nga Tomë Gashi:
“Heronjet nuk ikin ne Serbi! Heronjet Shkojn ballëhapur ne Shqiperi 🇦🇱”
Kjo deklaratë ka hapur një debat të ri në lidhje me ngjarjen e Hajrizi dhe statusin e tij si hero në sytë e publikut. Diskutimet rreth kësaj çështjeje janë ende të nxehta dhe pritet të vazhdojnë.