Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokatja Bytyqi: Po të ndëshkohej tradhtia bashkëshortore, nuk do të kishte burgje në Kosovë që t’i zinte njerëzit

 
   

Avokatja Fehmje Bytyqi ishte e ftuar në emisionin A LIVE për të diskutuar lidhur me ndryshimet e Kodit Penal në Shqipëri, që në media u ndërlidh me tradhtinë bashkëshortore.

Madje ajo tha me shaka se, në rast se do të ndëshkohej tradhtia bashkëshortore, s’do të kishte burgje në Kosovë e as në Shqipëri që do t’i zinte njerëzit.

“A duhet të ndëshkohet? Po të ndëshkohej shkelja e besnikërisë martesore, siç e definon ligji mbi familjen s’do të kishte burgje as në Kosovë e as në Shqipëri që do t’i zinte njerëzit.

Mirëpo, shumë e qartë, ligji mbi familjen e shpjegon se kur mundet me u lidh martesa edhe njëra ndër shkaqet që nuk e lë dy herë të hezitojë gjykatën për me e zgjedhë, është edhe shkelja e besnikërisë martesore”, tha avokatja Bytyqi.