Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokatja e Arber Sejdiut, i vetmi veprim i klientit tim eshte moslajmerimi i vepres

Arbnora Shefkiu, avokate e Arbër Sejdiut i dënuar për ndihmë në vrasjen e Marigona Osmanit, ka folur për këtë rast pas vendimit të Gjykatës së Apelit për ta kthyer në rigjykim rastin në fjalë.

Sipas Shefkiut, faj i vetëm i klientit të saj është që nuk e ka lajmëruar veprën te autoritetet.

“Realisht nuk kam kontaktuar ende me Arbër Sejdiun për shkak të angazhimeve të tjera lidhur me punë, mirëpo ajo ka qenë edhe kërkesa e Arbrit që të gjykohet për veprimet të cilat i ka ndërmarrë dhe jo për ato që është dënu”, ka thënë Shefkiu në Kosova Today të Klan Kosovës.

“Synimet e mia është me i ofru shërbimet ligjore të mbrojturit tim dhe me i realizu kërkesat e tij, e që në rastin konkret është me u gjyku për veprimet që i ka marrë”.

“Sipas asaj që Arbër Sejdiu e ka dhënë në deklaratë pranë trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj i njëjti arsyetohet që i vetmi veprim është moslajmërimi i veprës në momentin kur e ka kuptu çfarë po ndodh realisht me të ndjerën dhe më të akuzuarin Dardan [Krivaça] mirëpo pas asaj ai ka tentu t’ia ofrojë ndihmën mjekësore, kjo është deklarata e Arbër Sejdiut dhe për këto veprime ndihet fajtor qysh edhe e ka thënë gjatë shqyrtimit gjyqësor”.