Rrahim Fejzullahu, axha i të ndjerit Lulzim Fejzullahut nga Podujeva, është deklaruar në lidhje me besën që i është dhënë familjes së dorasit.
Rrahim Fejzullahu në një intervistë për televizionin lokal të Podujevës, Llapi.info ka thënë se fëmijët mund të vazhdojnë mësimin.
I njëjti ka thënë se ata kanë leje që ta vazhdojnë mësimin, por për të rriturit tha se e dijnë ata se si të veprojnë, duke lënë të kuptohet se do mbështetet në ligjet e Kanunit.
“Fëmijët janë të lirë të vijojnë mësimin, të kuptohemi për fëmijë po flas, kurse të rriturit e dijnë ata vet nuk janë të lirë. Zog pule mema bo zoti unë me këmbë nuk e shkeli. Fëmija e granimi janë të lirë.”
“Ne jemi në hasmëri nërmjetës, besë nuk kemi mes veti, ai në punët e veta unë në të mijat, kështuqe fëmija janë të lirë.” – ka thënë ai ndër të tjera.