Ish snajperisti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Betejën e Kosharës, Musa Smajli, ka rrëfyer në një emision televiziv sekuenca nga përjetimet e tij gjatë luftës.
Smajli, i cili la familjen e biznesin në Amerikë, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka treguar se si ishte larguar nga detyra e komandantit, Ilmi Kodra, i cili nga udhëheqës të UÇK-së ishte etiketuar edhe si “tradhtar”.
Mes tjerash Smajli ka shprehur indinjatën e tij për zhvillimet brenda për brenda UÇK-së në luftë e po ashtu edhe ngjarjet e pasluftës.
“Pasi u bë ajo vrasjen dhe kem t’uj u vra krejt nda ndërmjet veti, erdhën qëllimisht me ia marr komandën Ilmi Kodrës. Ilmi Kodra ka qenë një burr patriot prej Gjermanisë që ka ardhur me vajzën e vet. E ka pas marr një vajzë 17 vjeçare që ka qenë në njësit tonin (Xheva) që s’ka pasur asi çike në botë. E frikësuan Ilmi Kodrën, iku Ilmi Kodra dhe ia morën komandën. Kur ia morën komandën më ra në dorë mua Ilmiu dhe më tha: Musë a po vjen në Tiranë te Azem Syla në zyrë (për t’u ankuar) dhe unë shkova me e mbrojtun Ilmi Kodrën. Po kur shkuam aty, unë me Xhevën duke prit jashtë e Azem Syla ia shajke nanën Ilmi Kodrës. Unë e ndëgjoja por nuk e dija çka kanë ata brenda në zyrë. Hyna në zyre të rrëfej se Ilmia ka qenë burr i mirë e nuk ka faj, më pyeti (Azem Syla) çka po don ti, unë i tregova por ai e quajti atë (Ilmiun) si tradhtar dhe e shajti. Kjo ishte krejt e pavërtetë, komanda iu mor atij. Mua mu dha urdhëri ta rrethoj në Mal, e zura këtë “ujkun” këtë Pjetër Shalën vet i 17-ti”, rrëfen mes tjerash ai.
Sekuensa e rrëfimit: