Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Azemi i LDK-së thotë se Ura e Ibrit po përdoret për një grusht vota

 
   

Visar Azemi, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka komentuar paralajmërimet e Bashkimit Evropian për sanksione të reja pasi konsiderojnë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti po ndërmerr veprime të pakoordinuara.

Azemi ka thënë se çështjen e urës së ibrit, Albin Kurti po e përdor për qëllime elektorale.

Ai ka thënë se hapjen e urës së ibrit e duan të gjithë, por shton se ajo nuk është hapur jo për mungesë të dëshirës – por ëpr shkak të vlerësimit të aleatëve ndërkombëtarë e paqeruajtës.

“Në një periudhë kur do të duhej t’i gëzoheshim heqjes së sanksioneve të BE-së, sot morëm paralajmërimin për mundësinë e sanksioneve të reja. Edhe kësaj here si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit dhe veprimeve të pamatura dhe të pakoordinuara të qeverisë që ai drejton. Edhe një herë duke e përdorur një çështje për arsye elektorale, për një grusht vota”.

“Hapja e Urës së Ibrit është diçka që e duam të gjithë. Ajo nuk është hapur jo si mungesë e dëshirës dhe vullnetit, por si vlerësim i aleatëve ndërkombëtarë e paqeruajtës, që i kishim përkrah në themelimin e ndërtimin e shtetit. Atyre që na dhanë mbështetjen në luftë e në paqe. Çdo veprim pa bashkëpunim me ta, është veprim përkundër tyre, e rrjedhimisht kundër shtetit”, ka thënë Azemi.

“Çdo lider i secilit institucion do duhej ta kishte të qartë se veprimet në kundërshtim me miqtë tanë, nuk shkojnë në favor të Kosovës. Për më keq, i bëjnë shërbim Serbisë. Konfrontimi me NATO-n, ShBA-në e BE-në çon në udhë pa krye. Ai nuk do të duhej të ndodhte në asnjë mënyrë e asnjëherë”, ka deklaruar ai.