Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Azemi reagon pas raportimeve për shkarkimin e Hazirit: Një gjë e tillë veç rastësi nuk duket

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka reaguarp as raportimeve se është shkarkuar nga puna Shemsi Haziri, shef i Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës.

Ai ka folur edhe për raportimet se shkarkimi i tij ka të bëjë me hetimet ndaj ambasadorit Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi.

Një gjë e tillë veç rastësi nuk duket. Ky pushtet në krye me Kurtin që nga fillimi i ka mbrojtur me çdo mjet edhe Martin Berishajn edhe Nagip Krasniqin. Tash po përdoren edhe mekanizmat e shtetit për të ua mbuluar dallaverat këtyre dy personave. Ky është tamam definicioni i kapjes së shtetit. Ky është pushteti që iu shërben tregtarëve të energjisë.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Sot u raportua që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka shkarkuar nga detyra Shemsi Hazirin, shefin e Njësisë së Veçantë të Hetimeve, (ish Task Forcës kundër Korrupsion) brenda Policisë së Kosovës.

Derisa arsyet pët këtë s’janë dhënë, ajo që dihet është se po bëhet fjalë për ekipin që udhëhiqte hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Një gjë e tillë veç rastësi nuk duket. Ky pushtet në krye me Kurtin që nga fillimi i ka mbrojtur me çdo mjet edhe Martin Berishajn edhe Nagip Krasniqin. Tash po përdoren edhe mekanizmat e shtetit për të ua mbuluar dallaverat këtyre dy personave. Ky është tamam definicioni i kapjes së shtetit. Ky është pushteti që iu shërben tregtarëve të energjisë.