Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi, ka vizituar sot ”Eurometalin”, një biznes në Ferizaj, i cili ka të punësuar 75 persona.
Bashkë me deputetët Avdullah Hoti e Driton Selmanaj, Azemi ka takuar pronarin e këtij biznesi Njazi Musliun.
Azemi, ka shkruar se LDK në vazhdimësi ka theksuar se është kundër rritjes së tatimit në pronëdhe e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik.
Postimi i tij:
Bashkë me deputetët Abdullah Hoti dhe Driton Selmanaj, sot vizituam Eurometalin që aktualisht ka 75 punëtorë.
Ky biznes kosovar që udhëhiqet nga Njazi Musliu, eksporton tash e disa vite në shumë shtete.
Gjatë vizitës, theksuam rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbështetjen që duhet të ofrohet për të forcuar binzeset kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Po ashtu diskutuam edhe rritjen e tatitmit në pronë që nga janari i vitit të ardhshëm.
LDK në vazhdimësi ka theksuar se është kundër rritjes së tatimit në pronë.
Programi politik “Rruga e Re”, e sheh biznesin si shtyllë kryesore të zhvillimit si dhe mbështet partneritetin ndërmjet qeverisë dhe bizneseve.
Qeveria duhet të jetë lehtësuese me politika fiskale e tregtare që mundësojnë rritje të bizneseve e paga më të mira për punëtorët.