Në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin, Shefqet Riza tregoi se si kishte marrë vesh për vrasjen e djalit të tij, policit Triumf Riza para 17 vjetëve. Enver Sekiraqa, i dënuar për shtytje në vrasje, është arratisur.
“Unë isha atë ditë në Kaçanik në një takim. Më thirrën, ‘hajde se Triumfi është plagos’. Në fakt ai veçse kish vdekë. Triumfi ka qenë polic elitarë, një ndër themeluesit e ROSU-së”, tha ai.
I pyetur nga Arsim Lani, Shefeqt Riza tregoi se çka i kishte thënë djali i tij për Enver Sekirqaën.
“Po më ka fol për ato kazinot, ‘sepse atë e arrestojnë por nga burgu e liron Nekibe Kelmendi’. E ka lëshu pikërisht në ditën e varrimit të presidentit Ibrahim Rugovës. Tash vajza e saj e mbron Enver Sekiraqën, ata familjarisht janë të lidhur diçka”, tha Riza.
Ai tregoi edhe këshillat që ia kishte dhënë vazhdimisht djalit të tij.
“I thoja kujdes, më thoshte ‘o bab s’i tutna unë atij, u mësu ai në mahallë të vetë, se shokët ia kanë rritë mendjen se kurrkush s’e njeh atë’”.