Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Babi bërtiste nëpër shtëpi: Ka hyrë Satanai. Dëshmia e vajzës që mbijetoi pasi iu vranë nëna dhe 2 vëllezërit e vegjël. Një çift nxiti masakrën

Viktimat janë Antonella Salamone dhe fëmijët e saj Kevin, 16, dhe Emanuel, 5. Vrasësi është Giovanni Barreca, një murator 54-vjeçar. Vrasja ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Palermo, Itali

Palermo, Itali, 11 Shkurt 2024 /noa.al- Detaje të reja të rënda mësohen nga krimi i shëmtuar në Itali ku burri vrau gruan dhe dy djemtë.

Vajza 17 vjeçe që mbijetoi, tregoi për policinë italiane se ajo shpëtoi, por nuk e di pse.

E mitura tregoi se ishte në gjumë kur dëgjoi të atin të bërtiste nëpër shtëpi me fjalët “ka hyrë djalli. Satanai është në shtëpi”, etj.

E tmerruar ajo është strukur, por kur ka rënë qetësia ka shkuar te dhoma ku flinin dy vëllezërit, Kevin 5 vjeç dhe Emanuel 16 vjeç.

Ajo i gjeti pa frymë dhe u pushtua nga tmerri.

Pak minuta më vonë në banesë mbërrin policia, pasi burri 54 vjeçar i kishte telefonuar për t’i treguar se kishte vrarë gruan dhe dy djemtë.

Dinamika e krimit është e rëndë. Fillimisht, burri, një fanatik fetar, nën britmat se ka hyrë djalli dhe ka pushtuar gruan dhe djemtë e tij, ka shkuar në dhomën e fëmijëve duke mbytur me zinxhirë dy djemtë.

Më pas i është sulur gruas të cilën e ka prerë copash dhe më pas e ka djegur dhe groposur. Vetëm pjesë të trupit gjeti policia sot në mëngjes.

Hetimi po zbulon sakaq detaje edhe më tronditëse. Dyshimet janë se në vrasjen e trefishtë janë përfshirë dhe dy të njohur të autorit që pranoi krimet. Dyshohet për një çift burrë e grua të përfshirë në këtë monstruozitet.

Tërbimi vrastar shpërtheu në një kontekst fanatizmi fetar dhe dyshimet janë se çifti tjetër mund ta ketë bindur Barrecën për nevojën e kryerjes së masakrës për të hequr qafe praninë e djallit.

Sipas asaj që mësojmë, gruaja është djegur dhe varrosur. Krimi do të ishte veçanërisht brutal: një nga fëmijët e vrarë do të ishte torturuar dhe mbytur me zinxhirë.