Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Baerbock: Franca dhe Gjermania “grinden me raste si çift i vjetër”

Parisi dhe Berlini “grinden sikurse çift i vjetër”, ka thënë ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke e pranuar se dy vendet janë “miket më të mira në botë”, por, megjithatë kanë mospajtime në disa tema, përfshirë çështjet bërthamore.

“Franca dhe Gjermania njihen si miket më të mira në botë, mirëpo ende grindemi ndonjëherë sikurse çiftet e vjetra”, ka thënë Baerbock për të përditshmen rajonale franceze Ouest-France.

“Shoqëritë tona kanë mendime të ndryshme për forcën bërthamore qe një kohë. Gjermania i ka mbyllur të gjitha centralet bërthamore në prill, derisa ato janë pjesë integrale e energjisë së Francës”, ka thënë politikania e Partisë së Gjelbër, shkruan REL.

“Kjo është një situatë që Parisi dhe Berlini duhet ta pranojnë”, ka thënë Baerbock, ndonëse, sipas saj, të dyja vendet besojnë në “neutralitet në karbon”.

Ajo ka thënë se shpreson që dy vendet t’i forcojnë lidhjet përmes “kontakteve mes njerëzve, mes komuniteteve dhe shkëmbimit të punëtorëve përtej kufijve”.

Lufta e Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar i ka rritur tensionet mes Parisit dhe Berlinit pasi dy vendet kanë pasur dallime në qëndrimet për çështje të energjisë, centraleve bërthamore dhe armatimit.

Tags: