Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka mbështetur hapur ish- zyrtarin e tij – njeriun e Vetëvendosjes, Faruk Mujkën i cili ishte arrestuar nën dyshimin për korrupsion.
Në një postim në Facebook, Mujka i VV’së ka thënë se sulmet ndaj tij kanë për qëllim për t’i “baltosur sukseset e kryeministrit Kurti“.
Bahtiri i ka komentuar në statusin e tij se ka besim në “duart e pastërta” të Mujkës.
“Kam besim të plotë në punen tuaj me duar të pastërta në dobi të qytetarit, e cila çdoherë ka qenë evidente. Respekt Faruk!”, shkruan Bahtri.
Ndërsa Mujka ka shkruar se akuzat ndaj tij janë politike, duke i hedhur poshtë.
”Shfrytëzoj rastin që nga tellësia e zemrës të ju falemnderoj të gjithë juve që më mbështetët këto ditë, patët besim në mua, punën e aktivitetin tim politik e shoqërorë dhe që ishit afër familjes time në momentet e vështira që përjetuan pa fajin e tyre.Asnjëherë prej që jam pjesë e aktiviteteve politike nuk i kam ikur përgjegjësisë e drejtësisë dhe kjo do të vazhdoj derisa të frymoj”, ka shkruar ndër tjerash ai.
”Por gjithsesi asnjëherë nuk do të pranoj të jem pre e politikave ditore e partiake dhe që unë të shfrytëzohem për t’u sulmuar e baltosur puna dhe sukseset e Qeverisë në përgjithësi dhe posaqërisht Kryeministrit në veçanti”, ka shkruar Mujka në Facebook.
”Rruga që kemi marrur është e gjatë, tepër e vështirë me shumë sfida u kurthe, por fatmirësisht është evidente se po shihet caku. Shumë vetë do të ndihen të turpëruar por mbi të gjitha edhe të çliruar nga puna e lodhshme e shërbyesit të djallit”, përfundoi postimi i tij.