Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bahtiri: Qeveria Kurti është e vendosur t’i largojë njerëzit që e kanë kidnapuar veriun

 
   

“Qeveria Kurti është përcaktuar që veriu një herë e përgjithmonë të fillojë një proces për largimin e të gjithë atyre që e kanë kidnapuar atë pjesë të vendit”, deklaroi kështu, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Duke komentuar se a duhet t’i jepen meritat vetëm Qeverisë aktuale për çështjen e veriut, Bahtiri tha se qeveritë paraprake s’kanë qenë aq të angazhuara, krahasuar ato me pushtetin e tanishëm.

“Rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht, për arsye se kjo Qeveri është përcaktuar që veriu një herë e përgjithmonë të fillojë një proces për largimin e të gjithë atyre që  e kanë kidnapuar atë pjesë të veriut. Për qeveritë tjera s’mund të them që s’janë angazhuar, por jo aq shumë. Qeveritë e kaluara s’kanë mund t’i kishin mbi 60 deputetë pa Listën Serbe. Krijimi i Listës Serbe ka qenë problem për Kosovën dhe si të tillë e kanë pasur të pamundur  të veprojnë, ashtu siç po vepron Qeveria e tanishme”, potencoi Bahtiri.

Më tej, Bahtiri tha se edhe qytetarët serbë tashmë e dinë që s’mund të lëvizin me “lojërat” që kanë lëvizur më parë.