![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/bajqinovci-drejtori-dhe-zyrtari-i-arrestuar-ne-mint-qenkan-te-pdk-se-dhe-ldk-se_64df92439ea56.jpeg?resize=850%2C450&ssl=1)
Policia e Kosovës ka realizuar disa bastisje mëngjesin e sotëm në lokacione të ndryshme në Prishtinë, dhe ka arrestuar tre persona lidhur me keqpërdorime në rezervat e shtetit.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarët e tjerë të MINT-it dyshohen për veprat ‘Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.
Në lidhje me këtë ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai në Facebook shkroi se: “Drejtori dhe zyrtari i arrestuar në MINT qenkan të PDK-së dhe LDK-së”.