Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se ka qenë në vizita në diasporë dhe se bështetja për kryeministrin Kurti është më e madhe se sa ka qenë.
Ai po ashtu tha se rezultati i 14 shkurti nuk ka qenë asgjë në krahasim me sondazhin e fundit, ku LVV doli me 49%.
“Në zgjedhjet e ardhshme mobilizimi do të jetë edhe më i madh. Unë mendoj që 14 shkurti ka qenë asgjë në krahasim me sondazhin e fundit 49 %. Në vitin 2021 në sondazhin e javës së funditkemi qenë 44%. Ata e dinë saktësisht ku gjenden. Kur ju tha Kurti ejani bëhni bashkë u trëhoqen, mbeti vec Ramushi kikirik vetë.”, tha ai në DPT të Fidani.
Po ashtu, Bajqinovci kritikoi opozitën se nuk janë të sigurt për të mbedhur nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë.
“Zoti Kurti ofroi që të shkojmë në zgjedhje për shkak se opozita e teproi. Ne dojmë zgjedhje, ne dojmë zgjedhje dhe doli e tha po bëhuni ju të gjithë bashkë e po shkojmë në zgjedhje. Por, doli LDK-ja e tha jo na tërhiqemi. Pas LDK-së, as PDK nuk ishte e sigurtë. Tash shtrohet pyetja, me AAK-në nuk shkohet në zgjedhje se ata i kanë vec shtatë deputetë. Nëse opozita është e gatshme z.Kurti ua ofroi ofertën. Nëhuni ju 45 apo sa jeni dhe po shkojmë në zgjedhje. Në fund u shpërndanë dhe LDK-ja doli e tha jo të japë dorëheqje. Dorëheqje nuk ka nevojë sepse qeveria është duke punuar mirë, është duke i kryer detyrat dhe këtë po e tregon përkrahja që e ka në popull.”, tha Bajqinovci.
Ai tha se opozita do të dilte blof po të rrëzonte qeverinë.
“Hera e parë që këta kanë dalë publikisht e kanë thënë ne jemi të gatshëm me i dhënë nënshkrimet. Hera e parë për tri vjet. Nënshkrimet nuk mujtën mi ba. Se këta e dinë cka ndodhë, dalin blof. Po e shohin përkrahjen popullore që e ka LVV.”, u shpreh ai.
Bajqinovci tha se Qeveria do ta çojë mandatin deri në fund.