
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj akuzave të Ramush Haradinajt, i cili e quajti kryeministrin Albin Kurti “shef i korrupsionit.”
Bajqinovci e cilësoi këtë deklaratë si një shprehje të nervozizmit politik, duke thënë se “këto janë simptomat e mos kalimit të pragut” dhe se Haradinaj po e shfaq një “çeshme që nuk pikë më.”
Në komentet e tij, Bajqinovci theksoi se akuzat e Haradinajt nuk kanë bazë dhe janë të motivuara nga frika e humbjes së mbështetjes politike.