Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci i VV-së flet për qentë e Prishtinës: Përmend qentë “e qeverisjes së Perparim Ramës” dhe qenin robotik

 
   

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka tentuar të ironizojë duke përmendur problemin e qenve endacakë në Prishtinë me një qen robotik.

Ai në Facebook-un e tij ka shkruar se, në Prishtinë ka dy lloje racash të qenve, pra sipas tij, “qentë e qeverisjes së Perparim Ramës” dhe “qeni robotik në Qendrën e re e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë” që u investua e përurua nga Qeveria Kurti.

“Në Prishtinë mund të hasësh në lloje e racash të ndryshëm të qenëve. Nga qentë e qeverisjes së Perparim Ramës shesheve të Prishtinës deri te qeni robotik në Qendrën e re e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë që u përurua dje në ambientet e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, investim i Qeverisë Kurti.”

“Dallimi është i madh.” – përfundon shkrimi i tij.