Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci: Ka rrezik të përsëritet Banjska, rreth 800 ushtarë po presin vendimin të hyjnë në Kosovë

 
   

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci është shprehur se ka rrezik të përsëritet një sulm terrorist sikur ai i Banjskës.

Ndër të tjera, te DPT te Fidani, deputeti thotë se janë rreth 600 apo 800 ushtarë, me mbi 40 baza ushtarake që po stërviten dhe janë në pritje për një vendim për të hyrë në Kosovë.

Megjithëse, ai shton se Kosova për një sulm të tillë, është më se e përgatitur.

“Unë mendoj se ka rrezik, dhe se ata 600 ushtarë, apo më shumë, profesionistë që po ushtrohen në Serbi, dhe kjo duhet të merret seriozisht. Nuk është rastësi që kanë ardhur zyrtarë të lartë të shtetit, të cilët ia kanë tërhequr vërejtjen dhe Serbisë, nëse hynë e kanë fajin ata. Ata janë profesionistë, që po presin vendimin për të hyrë në Kosovë, për ta aneksuar veriun”, tha Bajqinovci.

“Edhe kryeministri ka informacione se ka disa grupe që po ushtrohen për këtë çështje. Nëse janë 600 apo 800, janë numër i madh që mund të na krijojë probleme, megjithëse ne jemi të përgatitur, pasi dhe institucionet e Kosovës e kanë marr me seriozitet këtë kërcënim.  Ata janë në Kupaunik, janë mbi 40 baza”.