Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajqinovci pretendon për koordinim të opozitës me Listën Serbe sot në Kuvend

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka pretenduar se opozita ka bërë koordinim “të hatashëm” me Listën Serbe. Krejt kjo sipas deputetit nga rradhët e VV-së, sepse opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe.

Ndërkohë, bisedat e publikuara në media ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e kryeterroristit Milan Radojiçiq si dhe anëtarëve të tjerë të Listës Serbe, u faktua se shefja e deputetëve të VV-së koordinohej me Listën Serbe për votim të ligjeve.

Çka tha Mefail Bajqinovci

Koordinim i hatashëm mes Listës Serbe dhe opozitës!

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u pa qartë një skenar i koordinuar: opozita doli nga seanca dhe më pas në seancë erdhën deputetët e Listës Serbe. Ky ishte një projektim i qartë për të sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke pretenduar një bashkëpunim të pavërtetë mes LVV-së dhe Listës Serbe për votimin e ligjeve më të rëndësishme për vendin tonë.

Kjo tregon dëshpërimin e atyre që s’kanë argumente politike dhe përdorin montime, inskenime e dezinformata për të goditur ndryshimet pozitive që po bëhen. Përkundër këtyre përpjekjeve, ju dështoj ky plan i përbashkët Opozitë-Lista Serbe.

S’ka kthim mbrapa!