Pëllumb Bajqinovci u shkarkua sot nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në një seancë të jashtëzakonshme, e vetmja pikë e rendit të ditës ishte shkarkimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal, raporton Indeksonline.
Bajqinovci u shkarkua me 33 vota pro.
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe vet ai.
Bajqinovci ka vendosur të publikojë një fotografi të tij në Facebook, me mbishkrimin “Ne duhet të pranojmë fundin e diçkaje në mënyrë që të fillojmë të ndërtojmë diçka të re”.
Për thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme ka qenë kundër kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Para se të vihej në votim pika e rendit të ditës, Rama tha se një gjë e tillë nuk është aspak e dobishme për Kryeqytetin, duke akuzuar VV-në dhe PDK-në se “po duan të marrin pushtetin”.
“Mos e votoni këtë rrëmbim të pushtetit, që synimin e fundëm e ka me e robnu të ardhmen e qytetit tonë!
Dhe, për më tepër, kë po e shkarkoni? Pëllumbin?! Një djalë shembullor nga Prishtina e një asamblist e koleg model, një kryesues i cili u dëshmua se është i të gjithëve dhe punoi me nder e korrektësi për të gjithë … dhe, për çka po shkarkohet? Qe nuk qenkan mbajtur 2 mbledhje të Kuvendit Komunal? Mbledhje të cilat i dështuat ju!! kishte deklaruar Rama.