Profesori universitar, Ujkan Bajra ka thënë se situata aktuale në Kosovë ka ndikim negativ në klimën e të bërit biznes.
Ai është shprehur kështu në “Këndin e Debatit” ku është disktuar për ndikimin që kanë për ekonominë dhe investimet e huaja deklarata e krerëve të shtetit për luftë, duke kritikuar qeveritë e Kosovës se nuk kanë arritur të nxjerrin politika që nxisin zhvillimin ekonomik.
“Është e natyrshme që konfliktet, krizat apo situata aktuale natyrisht që ka një ndikimi apo impak negativ edhe në klimën e të bërit biznes. Jemi dëshmitarë që Kosova nuk ka arritur të nxjerrë politika të tilla që e nxisin të bërit biznes”, ka thënë Bajra.
Profesori universitar ka thënë se që nga viti 2010 investimet e huaja në Bruto Produktin Vendor se kanë kaluar asnjëherë 7 përqindëshin dhe një nga elementet që mund të ndikojë është edhe siguria.
“Nga viti 2010 pjesëmarrja e investimeve të huaja në Bruton Produktin Vendor ose në GDP-në nuk e ka kaluar asnjëherë 7 përqindshin, në këto tri vitet e fundit jemi ner 7 përqind. Pjesëmarrja e investimeve të huaja që konsiderohet indikator i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik, pra nuk ka mundur ta arrijë 5 përqidnishin. Siguria mund të jetë element që e ndikon këtë gjendje, mirëpo jo në dështimet e njëpasnjëshme”, ka thënë ai.