Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajraktari: Bastisjet e ZPS-së jo rrallë herë po ndodhin në data historike të Kosovës

 
   

Avokati Ardian Bajraktari, tha se bastisjet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë që jo rrallë herë po ndodhin në data të caktuara historike siç është Pavarësia e Kosovës dhe Epopeja e UÇK-së, lënë mundësi me dyshu se kujt po i shërben kjo gjykatë.

Në emisionin “Info-Nata”, Bajraktari tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë janë shumë jotransparente për qytetarët dhe publikun në Kosovë rreth punës së saj.

“Shembull ka pas raste në ditë të Pavarësisë ku sipas legjislacionit tonë është ditë feste, atje punohet, ka pas raste bastisje në ditën e Epopesë së UÇK-së, kur i shtojmë faktin që puna e kësaj gjykate është njëra prej më jotransparenteve që ka njohur funksioni i gjykatave të tilla, atëherë, është jashtëzkaonisht jotransparente dhe në kuptim të procedurës edhe të informatave për publikun për faktin që bastisje të tilla shoqërohen me një informatë që u zhvillua bastisje në filan vendin, që për bindjen time ajo as informatë nuk mund t quhet. Fakti që po ndodhin bastisje të tilla jo rrallë herë në data të tilla, lënë mundësi për me dyshu ose me ngrit hipoteza në drejtim të asaj se çka në fakt dhe kujt po i shërben kjo gjykatë apo dëshiron të ngrit ndonjë tension apo të ngjashme”, tha Bajraktari.

Megjithatë, avokati Ardian Bajraktari tha se puna e Gjykatës Speciale në Hagë është brenda kornizave ligjore.

“Në bindjen time janë brenda mandatit që i kanë Dhomat e Specializuara në Hagë por fatkeqësisht nuk e di apo janë të qëllimshme apo rastësi në jo pak raste po ndodhin fenomene të tilla në data të rëndësime të historisë sonë. Bastisjet janë brenda parametrave që ia lejon Ligji për Dhomat e Specializuara”, tha ai.