Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për vrasjen e Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen Aktash në Prishtinë.
E për këtë çështje, avokati Ardian Bajraktari ka thënë se vrasjet që po ndodhin po janë recidivist, të cilët po u shqiptohen dënime të buta.
Sipas avokatit, një dënim më i ashpër është, në rast se i njëjti ka pasur një vepër penale të kryer më përpara.
Tutje, ai tha se përdorimi i armës së zjarrit është vepër e veçantë penale të nenit 366 të kodit penal, ku përcakton gjobë me 7500 euro ose dënim me burgim deri në 5 vite.
“Këtu po ndodhë që po janë recidivist dhe po shqiptohen prapë dënime të buta, në referencë të nenit 70 të kodit penal ku përcaktohet kriteret për përcaktimin e shkallës përkatësisht lartësisë së dënimit njëra prej rrethanave ku kryesit i shqiptohet një dënim më I ashpër është edhe në rast se I njëjti ka pasur një vepër penale të kryer më përpara, prandaj e kemi thënë edhe herëve të tjera që politika ndëshkimorë në disa kategori të caktuar të veprave penale edhe herëve të tjera duhet me u rishikua në qëllim të arritjes së përvetimeve dhe të përgjithshme, në këtë drejtim natyrisht që përdorimi i armës së zjarrit është vepër e veçantë penale e përcaktuar në nenin 366 të kodit penal dhe në këtë drejtim ai përcakton dënim me gjobë në 7500 euro ose dënim me burgim deri në 5 vite përveç në rast se kemi vepra penale e cila rezulton me përdorimin përkatësisht me 4 ose më tepër armë, 400 municion fishekë, atëherë nënkupton që dënimi mund të shkojë deri në 10 vite”, ka deklaruar Bajraktari.
Ndryshe, ai tha se kur shteti trajton rastet me seriozitet atëherë mund të zvogëlohen kategoritë e caktuara të veprave penale.
“Praktika e më përparshme në disa kategori të caktuar të veprave penale e ka dëshmuar që kur shteti I trajton rastet me seriozitet atëherë edhe mund në rast të parandalohen me vështirësi së paku të zvogëlohen kategoritë e caktuar të veprave penale, prandaj e kemi thënë disa herë që duhet me u rishikuar politika ndëshkimore në disa aspekte e natyrisht sa i përket çështjes së armës së zjarrit unë e kam përshtypjen që duhet me u rishikuar në mënyrë sa më urgjente për faktin se ekziston një numër jashtëzakonisht i lartë I armëve që është në duar të qytetarëve e që nuk duhet të ishin. Institucionet e shtetit duhet me i ndërmarrë më i kryer punët dhe detyrat për çka ata paguhen edhe në këtë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për hartimin e politikave përfshirë edhe kampanjë të ndryshme, fushata të ndryshme sensibilizuan, vetëdijesuese në raport me çështjen e armëve në këtë drejtim pavarësisht faktit që në të kaluarën ka pasur lloj lloj fushatave për faktin që kemi një numër kaq të madhe të armëve në duar të qytetarëve. Unë besoj që Prokuroria ka arritur mjaftueshëm t`a argumentojë mbajtjen e seancës dëgjimore në këto ambiente për vendimet e tyre për përcaktimin e masave të paraburgimit prej 30 ditësh” tha avokati.