Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Bajrami kritikon ashpër: VV përmes ZRrE-së e rriti sot çmimin e energjisë elektrike

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15%, duke fajësuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje për këtë.

Sipas Bajramit, është pikërisht qeveria aktuale që përmes të deleguarve të saj në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka mundësuar këtë vendim që godet drejtpërdrejt qytetarët.

“Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.”, shkroi ajo në ‘Facebook’.

“Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike”, tha tutje deputetja e LDK-së.