Deputeti LVV-së, Alban Bajrami, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk dorëzohet kurrë dhe se kjo gjë sipas tij dihet.
Ai është deklaruar kështu derisa ishte duke folur për kërkesat e opozitës që Kurti të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Para tre jave apo katër jave kur dolën sondazhet e fundit kërkesat për zgjedhje do të ndalen, do të mbesin si lloj retorike e përsëritjes së ca gjërave”.
“Por jo kërkesë serioze për zgjedhje? Kryeministri Kurti nuk e ka natyrën e tij të dorëzohet këtë e dinë të gjithë qytetarët, Albin Kurti deri tani asnjëherë nuk është dorëzuar”, ka thënë Bajrami.